SPAK kërkon mbi 2 vite burg për ish-shefin e krimeve të Elbasanit, Leonard Palushi

0
78

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 2 vjet e 8 muaj për Leonard Palushin, ish-shefin e hetimit në Policinë e Elbasanit, të akuzuar për “korrupsion”.

Sipas SPAK, Palushi ka përfituar një automjet “Mercedes Benz” nga Erion Alibej në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit.

Kërkimi fillestar i SPAK për Palushin ishte 4 vite burgim, por ai përfitoi uljen e 1/3 nga gjykimi i shkurtuar. Njëkohësisht SPAK kërkoi sekuestrim të mjetit dhe heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme e dërgoi për gjykim çështjen e ish-shefit të Krimeve të Policisë së Elbasanit një muaj më parë.

“Hetimi ka provuar se i pandehuri Leonard Palushi ka marrë në datën 23.06.2020 nga i hetuari E.A. një përfitim të parregullt automjet tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qenë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës nje shtetas të njohur të tij. Në vijim i pandehuri Leonard Palushi e ka mbështetur të hetuarin E A. me veprime në kuadër të detyrës së tij si punonjës policie në mënyrë të vazhdueshme, duke u takuar me të, takime këto për të cilat eproret e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Më konkretisht, në datën 27.07.2020 me kërkesë të E. A. i pandehuri Leonard Palushi ka dhënë informacionin mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së E.A, të krijohej konflikt midis dy grupeve. Mjeti Mercedes-Benz, C300, benzinë, përbën produkt të veprës penale sipas nenit 36 të Kodit Penal. Ky mjet është tjetërsuar më pas duke u shkëmbyer me mjetin tip TOYOTA RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët”.

Njoftimi i SPAK

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu