Spanja miraton projektligjin: Pushim me pagesë 3 ditë në muaj për gratë që vuajnë nga dhimbjet e periodave

0
68

Kabineti spanjoll miratoi sot projektligjin që u jep punonjësve gra të drejtën të marrin 3 ditë në muaj pushim me pagesë për dhimbjet e menstruacioneve.

Në këtë mënyrë miratimi i legjislacionit bën Spanjën vendin e parë në Evropë që miraton një ligj të tillë.

Gratë në Spanjë do të kenë të drejtën të qëndrojnë në shtëpi për aq kohë sa zgjasin dhimbjet menstruale.

Kostoja vjetore e parashikuar prej 23.8 milionë euro do të mbulohet nga shteti.

Për të marrë një leje të tillë pune kërkohet raporti mjekësor.

“Ne po miratojmë një ligj që do të sigurojë që gratë të jetojnë më mirë,” u tha gazetarëve Ministrja e Barazisë Irene Montero pas një takimi të kabinetit.

“Ligji i jep fund punës me dhimbje dhe marrjes së pilulave.

Projektligji nuk do të paraqitet në Parlament derisa të përfundojë konsultimi.

Hartuesit theksojnë se ligji nuk do të hyjë në fuqi para fundit të vitit 2022./abcnews.al/