13.6 C
Elbasan

Studentët e ekonomikut në protestë: Përgjysmim të tarifës për nivelin e dytë të studimeve Master

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranës protestuan sot për tarifat shkollore. Për studimet e nivelit të dytë “Master” ata kërkojnë përgjysmim tarifash, ndërsa për Bachelorin lehtësira në pagesa ose rishikim tarifash.

Kërkesat e tyre i kanë depozituar te Bordi i Administrimit të UT dhe Ministria e Arsimit një ditë më parë.

Nga Bordi ka një reagim, ku është njoftuar një mbledhje urgjente për shqyrtimin e kërkesa. Ndërsa nga MAS mbizotëron heshtja.

“Kemi vështirësi financare për të paguar tarifën. Kërkojmë që Dekanati të jetë palë me studentët. Këtë vit të përgjysmohet dhe pastaj për vitet e tjera të rishikohet. Fakulteti Ekonomik e ka tarifën më të lartë”.

“MAS i kërkojmë përgjysmim tarife për nivelin e dytë Master. Bordit të Administrimit i kërkojmë masa lehtësuese siç janë shtyrja, pagesa më këste apo rishikimi i tarifave për vitet në vijim. MAS ka vendimarrje direkte dhe në shtyrjen e afateve dhe përgjysmimin e tarifës. Nga MAS nuk ka asnjë reagim. Presim përgjigje. Protesta e sotme do të zgjasë deri në orën 11. Në bazë të përgjigjes së MAS do të vendosim për hapat e mëtejshëm”.

Të pyetur nëse kanë frikë se do tu shtyhet diploma, një student pati këtë përgjigje.

“Të gjithë në call-cetra dhe kamarierë përfundojmë me këtë diplomë, nuk është problem shtyrja e diplomës me 2-3 muaj.”

Studentët kanë lënë si afat të fundit 30 shtatorin për të marrë një përgjigje për shqetësimet e tyre.

Lajme të tjera

Si e hëngri “peshkun” e trafikantit Gjergj Luca, ministri Andis Salla; gati ankandi formal për 10 ha tokë shtetërore

Ky artikull është marrë nga portali Pamfleti! Ky është linku origjinal i lajmit: https://pamfleti.net/dosja/si-e-hengri-peshkun-e-trafikantit-gjergj-luca-ministri-andis-salla-gati-an-i336227   Ministri Andis Salla, ka shumë përvojë në punë të pista me kriminelë e...

Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, sekuestrohet telefon në qelinë e të dënuarit me burg përjetë (EMRI)

Një tjetër operacion kontrolli është zhvilluar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, në kuadër të masave të shtuara për...

Tkurret numri i bagëtive/ Blegtorët në Cërrik: Jo vetëm subvencione, na duhen edhe kullota

Numri i krerëve të imta po tkurret edhe në stanin e blegtorit Endri Pepa. Blegtori nga fshati Shtërmen i Cërrikut thotë se nuk kam...

“E-Albania 2.0”, rihapet platforma, Rama: Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri

Është rihapur aktiviteti i platformës e-albania pas dy ditësh jashtë funksionit për shkak të disa ndryshimeve teknike që u kryen. Kryeministri Edi Rama ka ndarë...

Atentati në Shkozë, dëshmon efektivi: Pashë BMW e bardhë, doja t’i pyesja, por ata qëlluan drejt nesh

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, i është marrë një deklaratë e shkurtër agjentit të komisariatit numër 4, Anxhelo Kumarakut, i cili është shprehur...

Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime

Autoritetet nga 15 vende punuan së bashku për të shkatërruar një grup të rrezikshëm kriminal përgjegjës për mashtrimin e pacientëve në të gjithë Evropën...