Obeziteti nuk po ndjek një trend uniform global, ndryshe nga sa është konsideruar deri më tani nga një pjesë e ekspertëve të shëndetit publik. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore Nature, i cili analizon të dhëna nga 232 milionë persona në 200 vende, përgjatë periudhës 1980–2024.
Sipas studimit, në shumë vende të pasura të Evropës Perëndimore normat e obezitetit janë stabilizuar, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme po shënojnë rritje të ndjeshme. Vende si Franca, Italia dhe Portugalia kanë nisur të regjistrojnë edhe ulje të lehta të obezitetit tek fëmijët.
Ndryshe paraqitet situata në Shqipëri, ku treguesit vijojnë të rriten. Sipas të dhënave zyrtare, një në tre fëmijë të moshës 7–9 vjeç është mbipeshë, ndërsa rreth 14% janë obezë. Tek të rriturit, rreth 20% jetojnë me obezitet, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rritje të mëtejshme në vitet e ardhshme. Studiuesit theksojnë se faktorët kryesorë janë konsumi i ushqimeve ultra të përpunuara, mungesa e aktivitetit fizik dhe pabarazitë ekonomike. Ata paralajmërojnë se, pa masa konkrete, shumë vende të botës


