Stuhitë paralizojnë Shkupin, përmbytet qendra tregtare

0
62

Reshjet e mëdha të shiut në Shkup, kanë shkaktuar në kryeqytetin maqedonas përmbytje të mëdha, me rrugë, parkingje, bodrume të përmbytura dhe njerëz të bllokuar në makina.

Stuhia që përfshiu kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, bëri që kryetarja e qytetit, Danella Arsovska, ta mbledhë urgjentisht Shtabin e Krizës.
Ekipet ndodhen në terren, por për momentin nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara.

Reshjet e shiut kanë bllokuar më shumë rrugë të Shkupit, ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa rrymë shumë ndërtesa.

Përmbytjet kanë bllokuar urën e sheshit Skënderbeu, nën të cilën kishin mbetur të bllokuar brenda një mjeti transportues 15 persona. Pas intervenimit të zjarrfikësve, qytetarët e bllokuar janë evakuuar./abcnews.al/