Sulmohet fizikisht një efektiv në pikën kufitare të Jarinjës, autori në arrati

0
43

Një efektiv policie është sulmuar fizikisht nga një person në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, Kosovë.

Sipas policisë, autori ka goditur efektivin është larguar në drejtim të paditur. Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.