Tallet ‘pa mëshirë’ në internet, fansat shokohen nga publikimi i koleksionit NFT të Madonna-s

0
64

Madonna është tallur pa mëshirë në internet pasi publikoi një koleksion të çuditshëm videosh NFT që paraqesin skanime dixhitale grafike të vaginës së saj. Këto skanime përmbanin foto të zhveshura të këngëtares duke lindur pemë, flutura dhe shumëkëmbësh robotikë.

63-vjeçarja – nuk është e panjohur për postimet e shumta shokuese, por ky i fundit shkaktoi konfuzion dhe zhgënjim në mediat sociale me debutimin e koleksionin të rrezikshëm NFT. Të shpejta kanë qenë dhe reagimet, Madonna ndezi një stuhi përgjigjesh në Twitter, me përdoruesit që e quajtën atë “të dëshpëruar” për vëmendje dhe i quajtën klipet ‘rrëqethëse’ dhe ‘të frikshme’

Madonna u bashkua me artistin dixhital, grafik dizajnerin dhe animatorin Beeple (emri i vërtetë i të cilit është Michael Joseph Winkelmann) për të realizuar tre videot NFT – të njohura gjithashtu si argumente të pandryshueshme – të cilat i lënë shumë pak vend imagjinatës.Ndër aspektet më grafike të klipeve janë pamjet nga afër të pjesëve intime të këngëtares “Like a Virgin”.  Klipet janë krijuar duke përdorur skanimet e organeve gjenitale të këngëtares dhe kanë shkaktuar tepër polemika e zemërim në rrjetet sociale.

Duke folur për procesin krijues, Madonna tha se videot e lejuan atë të “hetonte konceptin e krijimit” si një nënë që lind një fëmijë dhe një artiste që lind krijimtarinë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu