Të gjitha detajet rreth kurorëzimit të Mbretit Charles, tradita 100-vjeçare që po thyhet

0
53

Mbreti Charles do të kurorëzohet zyrtarisht monark në Westminster Abbey, diçka që nuk ka ndodhur në 900 vitet e fundit, dhe ngjarjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohen për nder të tij, duke përfshirë një koncert të mbushur me yje më 7 maj, një ditë pas kurorëzimit të tij.

Kurorëzimi i Charles do të përfshijë gjashtë faza kryesore: njohjen, betimin, vajosjen, dhënien, kurorëzimin dhe nderimin, ndërsa në qendër të kurorëzimit është lyerja me vaj të shenjtë.

Kurorëzimi i tij thyen një tjetër traditë 100-vjeçare, pasi është i pari që bëhet të shtunën. Kurorëzimi i tij do të fillojë me procesionin, ku Charles dhe Camilla do të mbërrijnë në Westminster Abbey nga Buckingham Palace, gjatë ceremonisë ai do të ulet në karrigen e Mbretit Eduard dhe kryepeshkopi do të vajosë mbretin dhe kori do të këndojë Zadok The Priest

6 maji është përvjetori i martesës së Princeshës Margaret, motrës së Mbretëreshës Elizabeth dhe shumë besojnë se data e zgjedhur nga Charles është një referencë e drejtpërdrejtë për ngjarjen e lartpërmendur.

Mbreti Charles do të mbajë kurorën e Eduardit në fund të ceremonisë së kurorëzimit, e cila është prej ari. Mbreti Charles do të mbajë gjithashtu kurorën perandorake gjatë shërbimit.

Menjëherë pas shërbimit, Mbreti Charles dhe Camilla kthehen në Buckingham Palace dhe do të shfaqen në ballkon me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.Kurorëzimi i Charles III do të ketë rreth 2,300 njerëz në Westminster Abbey dhe lista përfshin anëtarë të familjes mbretërore, mbretër të huaj, krerët e shteteve, përfaqësues të qeverisë, ministra dhe ish-kryeministra.

Në fakt, Princi Harry do të jetë i pranishëm pa Meghan Markle, ndërsa Archie do të festojë ditëlindjen e tij të katërt në të njëjtën ditë.

8 maji do të jetë një festë me shërbime vullnetare, pasi Charles dallohet për ndjeshmërinë e tij sociale./abcnews.al