Temperatura deri në -9 gradë C, vendi pushtohet nga i ftohti polar. Qytetet më të ftohta këtë janar

0
137

I ftohti polar vijon të jetë prezent gjatë gjithë ditës së sotme në vendin tonë. . Janari ka kthyer ditët tipike të dimrit.Ngricat kanë mbërthyer disa zona në vend, nga veriu në jug. Sipas hartës live të Windy.com gjatë ditës së sotme temperaturat variojnë nga -1 gradë në Librazhd, -4 gradë në Pogradec e Bulqizë, kurse në Tiranë janë 5 gradë. Si pasojë e ndikimit të të ftohtit polar në vend, verilindja e Shqipërisë mbetet gjatë gjithë 24 orëshit me ngrica. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat përgjatë kufirit lindor por pa sjellë reshje shiu. Temperaturat në zonat malore pritet të arrijnë deri në -9 gradë C, ndërsa në Ultësirën Perëndimore dhe kryeqytet parashikohet të zbresin në 0 apo -1 gradë C.

Sinoptikanet thone se shkak për këtë ndryshim drastik të motit janë masat e ftohta polare, të cilat ndryshe nga vitet e kaluara, do sjellin ulje temperaturash edhe në Shkodër, Fier e Berat. Porja bën të ditur se do bëjë kryesisht mot me diell, nuk do mungojnë vranësirat, karakteristike do jetë era e ftohtë nga veri-lindja dhe lagështira. Ajo siguron se nuk do ketë reshje, por dëborë të imët në zonat e thella malore.

Piku temperaturave të ulta do jenë dita e enjte dhe e premte, ndërsa e diela sjell një përmirësim gati të pandjeshëm. Kjo situatë do jetë të paktën deri në mesin e javës tjetër. Zbutje të motit pritet të ketë paraditen e nesërme, kur temperaturat parashikohet të marrin kthesë.