Tentuan të trafikonin 11 kg kanabis drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona në Lezhë

0
51

Dy persona janë arrestuar në flagrancë, në kuadër të operacionit polcior të koduar “Mbikalimi”.

Një 55-vjeçar nga Rrësheni dhe një 25-vjeçar nga Tirana u vunë në pranga në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rrëshenit”, në Rrugën e Kombit.

55-vjeçari u kap teksa i shiste një sasi prej 11 kilogramësh kanabis të riut.

Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale.

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se lënda narkotike do të blihej me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi.

Sasia e lëndës narkotike, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, celularët e tyre dhe shuma parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al