8.4 C
Elbasan

Testi dhe karantina, BE përditëson rregullat për lëvizjen me certifikatën e vaksinimit

Komisioni Evropian propozon përditësimin e rregullave për lëvizjen e lirë dhe të sigurtë brenda Bashkimit Europian për t’u përballur me pandeminë COVID-19. Rekomandimi bazohet në një qasje të bazuar te personat. Sipas kësaj qasje, një person që ka një çertifikatë të vlefshme dixhitale të BE-së COVID-19 në parim nuk duhet t’i nënshtrohet kufizimeve shtesë, si testet ose karantina, pavarësisht nga vendi i nisjes në BE. Personave pa një çertifikatë dixhitale të BE-së për COVID mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testi të kryer para ose pas mbërritjes në destinacionin e dêshiruar brenda BE-së.

E reja e rekomandimit ka të bëjë me me vlefshmërinë e dozave të vaksinave dhe dozën e tretë të vaksinës (booster). Sipas Komisionit, shtetet anêtare duhet të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar aksesin në vaksinim për ato grupe të popullsisë, për të cilat çertifikatat e vaksinimit të lëshuara më parë i afrohen kufirit 9-mujor. Periudha 9 mujore merr parasysh udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) për administrimin e dozave përforcuese prej 6 muajsh, dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit mund të përshtaten dhe qytetarët mund të kenë akses në dozën e tretë, Sipas rekomandimit, shtetet anëtare nuk duhet të refuzojnë një certifikatë vaksinimi që është lëshuar më pak se 9 muaj nga administrimi i dozës së fundit të vaksinimit parësor.

Ndërkohë, lidhur me dozën e tretë (booster) Komisioni Europian sqaron, se nuk ka studime që trajtojnë shprehimisht efektivitetin e përforcuesve në transmetimin e COVID-19 dhe për këtë arsye nuk është e mundur të përcaktohet një periudhë pranimi për përforcuesit. Megjithatë, duke pasur parasysh të dhënat e shfaqura, mund të pritet që mbrojtja nga vaksinat përforcuese mund të zgjasë më shumë se ajo që rezulton nga seria e vaksinimit parësor.

Përsa i përket hartës së zonave për udhëtimet brenda BE-së, për udhëtarët që vijnë nga nga zonat e ‘gjelbërta’, nuk duhet të zbatohen kufizime. Ndërkohë udhëtimet për personat që vijnë nga zonat me ngjyrë ‘e kuqe e errët’ duhet të dekurajohen, duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve të reja atje. Personave që as nuk janë vaksinuar dhe as nuk janë shëruar nga virusi duhet t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testi para nisjes dhe karantinë pas mbërritjes, me rregulla të veçanta për personat që kryejnë udhëtime thelbësore dhe fëmijët nën 12 vjeç. Përjashtimet nga disa masa udhëtimi: duhet të aplikohen për udhëtarët ndërkufitarë, fëmijët nën 12 vjeç dhe udhëtimet thelbësore. Lista e udhëtimeve thelbësorë duhet të reduktohet pasi shumë udhëtarë të përfshirë në listën aktuale kanë pasur mundësinë të vaksinohen ndërkohë./ Abcnews.al

Lajme të tjera

Ky është vinçi i bashkisë Elbasan që i mori jetën punonjësit 56 vjeçar!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Elbasan ku fatkeqësisht një punonjës i bashkisë së Elbasanit humbi jetën pasi vinçi në...

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares për dosjen e “Plumbit të Artë”, ka lidhje familjare me avokatin

Gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë” vijon të zvarritet, për shkak se mes një anëtareje të trupës gjykuese dhe njërit avokat që mbron një...

Ra nga vinçi.Humb jetën punonjësi i bashkisë Elbasan

Elbasan/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak...

Aksidenti masiv pranë Rinasit, rëndohet trafiku, vargu i automjeteve kilometrik

Rëndohet trafiku pak minuta pas aksidentit masiv në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit, mesditën e kësaj të premteje. Mësohet se vargu i...

Elbasan/ Bie nga vinçi punonjësi i bashkisë! Dërgohet në spital

Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat...

Banorët tek “5 maji”, 30 vite pa rrugë. Murataj i’u del në krah. Kërkesë këshillit bashkiak!

Kryetari i PSD qarku Elbasan Erion Murataj ka përkrahur banorët e lagjes 5 maji në qytetin e Elbasanit në shqetësimin e ngritur prej tyre...