Tetë turistë të huaj bllokohen në kanionet e Langaricës për shkak të reshjeve të shiut

0
60

Tetë turistë të huaj janë bllokuar pasditen e sotme në kanionet e Langaricës në Përmet. Bllokimi i tyre ka ndodhur si pasojë e reshjeve të shiut.

Mësohet se policia ka arritur të shpëtojë gjashtë prej tyre, ndërsa kanë mbetur të bllokuar ende një çift bashkëshortësh gjermanë. Po pritet rënia e nivelit të ujit për të bërë të mundur operacionin për shpëtimin e tyre.