Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e 15 personave të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen për trafik droge, pjesëmarrje dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa ndaj disa prej tyre rëndojnë edhe akuza për armëmbajtje pa leje dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Në qendër të hetimit janë Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku (alias Kili), Nazmi Shahini (alias Drazhi), Devid Patrut, Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej, të cilët, sipas Prokurorisë, kanë pasur rolin e drejtuesve dhe financuesve të aktivitetit kriminal.
Ndërkohë, Klevis Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar Shkëmbi, Amer Lloshi, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Bashkim Haxhija dhe Endrit Sinani akuzohen si pjesëmarrës në grupin kriminal.
Hetimet kanë zbuluar se grupi ka trafikuar drogë nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë, Belgjikën, Holandën dhe Spanjën.
Sipas SPAK, në total janë dokumentuar 8,126 kilogramë lëndë narkotike


