Tragjedia, babai vret djalin e tij 7-vjeçar dhe tenton ti marrë jetën dhe gruas në proces divorci

0
189

Një 40-vjeçar në Itali i identifikuar si Davide Paitoni, vrau djalin e tij 7-vjeçar Daniele në shtëpinë e tij në  Morazzone Varese ditën e parë të vitit të ri. Më pas ai shkoi në Gazzada, gjithashtu në zonën e Vareses , dhe tentoi të vriste gruan e tij, nga e cila po ndahej dhe që qëndronte me prindërit e saj.

Autori i krimit, i cili ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie, tentoi të arratisej por u ndalua në mëngjes nga policia në Viggiù .

Alarmi ra rreth orës 19:00 të së shtunës kur Paitoni shkoi në shtëpinë e prindërve të gruas dhe tentoi të godiste me thikë për vdekje këtë të fundit para se të largohej.

Gruaja u shpëtua nga familjarët dhe personeli mjekësor që mbërriti në vendngjarje. Ajo ndodhet e shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Karabinierët e gjetën trupin e pajetë të djalit 7-vjeçar të fshehur në një dollap të shtëpisë së Morazzone. Vogëlushi kishte një prerje në fyt.

Në mëngjes u bë arrestimi i të atit në Viggiù.  Ai kishte lënë një shënim në trupin e Danieles, ku rrëfente atë që kishte bërë.

Paitoni i kishte dërguar edhe një mesazh zanor babait të tij, ku e kishte paralajmëruar se e kishte dëmtuar fëmijën dhe të mos shikonte brenda garderobës.

Paitoni ishte në arrest shtëpie pasi kishte goditur me thikë pas shpine një koleg më 26 nëntor në Azzate, gjithashtu në provincën e Vareses.

Sipas asaj që rezultoi, burri kishte marrë leje për të kaluar Vitin e Ri me djalin e tij, i cili sonte duhej të kthehej tek e ëma.