Tragjike në Gjermani, sherri midis të rinjve i merr jetën futbollistit 15-vjeçar

0
90

Një ngjarje shokuese ka ndodhur gjatë një turneu futbollit të zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë, teksa një futbollist 15-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një sherri me një prej kundërshtarëve të tij.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, Policia gjermane tha se ngjarja ka ndodhur në Frankfurt pas një ndeshjeje në një turne ndërkombëtar të të rinjve. Lojtari 15-vjeçar i skuadrës gjermane është përleshur me një nga kundërshtarët dhe ka marrë lëndime të rënda në kokë, teksa që nga dita e dielë, ai kishte përjetuar vdekje klinike.

Ndërkaq, Policia mësohet të ketë dhe një të dyshuar konkret për ngjarjen, teksa për momentin në paraburgim ndodhet një lojtar 16-vjeçar i skuadrës së Metz. /i.m /abcnews.al 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu