Tre vajza të mitura dhunojnë barbarism bashkëmoshataren e tyre/ Policia nis hetimet pas publikimit të pamjeve

0
252

KUJDES: PAMJE TË RËNDA!
Tre vajza të mitura në Fier dhun*jnë barbarisht bashkëmoshataren e tyre

Një video tronditëse, e regjistruar brenda ambienteve të një banese në qytetin e Fierit, tregon momentet kur një vajzë e mitur dhunohet fizikisht nga dy bashkëmoshatare dhe një tjetër që i filmon.

Në pamje, e mitura goditet vazhdimisht me shuplaka dhe grushte. Dhuna përshkallëzohet më tej, pasi ajo tërhiqet zvarrë prej flokësh, ndërsa në një moment dy vajzat e kapin njëkohësisht nga flokët dhe e tërheqin në drejtime të kundërta.

Sipas informacioneve, rasti është raportuar në Policinë e Fierit, e cila ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e rrethanave të saj.
Pamjet janë shqetësuese dhe dëshmojnë një nivel të lartë agresiviteti. Ndërkohë, personi që regjistron videon nuk ndërhyn për të ndaluar dhunën, por vijon filmimin gjatë gjithë ngjarjes.

Burimi i videos: JOQ Albania.

GEAR Sh.p.k