Tronditet Moska! Ish i dashuri neonazist masakron dhe lë të vdekur studenten e familjen e saj

0
257

Elizaveta Khlyupina, 23 vjeçe u prangos para se të torturohej dhe vritet nga Sevastyan Putintsev, 21 vjeç, i cili më pas kreu dhe vetëvrasje.

Një modele ruse u torturua pastaj u qëllua për vdekje nga ish-i dashuri i saj fanatik nazist. Sevastyan Putintsev, 21 vjeç vrau nënën dhe nipin e saj e më pas kreu vetëvrasje.

Elizaveta Khlyupina, 23 vjeç e cila kishte ndërprerë lidhjen 5-vjeçare me Sevastyan Putintsev, u prangos, u torturua dhe më pas u vra, sipas deklaratës së policisë.

Nëna e saj Svetlana Tivchenko, 52 vjeç, dhe nipi Matvey, u vranë gjithashtu disa sekonda para se oficerët të hynin në banesën e tyre në Moskë.

Sipas raportimeve, studentja e dizanjit të avionëve Sevastyan Putintsev, e cila punonte edhe si modele, ka njoftuar policinë para se të qëlloheshe me armë. Kur arritën oficerët arritën në shtëpi, ata dëgjuan katër të shtëna me armë.

Fytyrat e modeles dhe nënës së saj ishin “shpërfytyruar” dhe ato ishin “torturuar”, raportoi gazeta Moskovsky Komsomolets.

Kur policia kontrolloi banesën e vrasësit gjetën foto të shumta të Hitlerit dhe simbole naziste. Ata gjithashtu zbuluan një uniformë naziste dhe prova që ai kishte takuar ekstremistë të tjerë të djathtë në Ukrainë.

ora news

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu