U arratis nga Turqia me qindra milion dollarë, si u kap në jug të Shqipërisë teksa bënte plazh Faruk Fatih Özer

0
103

Detaje të reja kanë dalë nga kapja e super mashtruesit turk Faruk Fatih Özer.  Faruk Fatih Özer është kapur në një nga plazhet e jugut të Shqipërisë ndërsa ka qenë nën shoqërinë e E.H.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe vetë E.H, për shkak se akuzohet se ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollar, ka qenë duke lëvizur prej shumë kohësh i lirë nëpër Shqipëri, por vetëm sot është bërë i mundur arrestimi i tij.

Burime për ABC bëjnë të ditur se që prej kohës që ishte arratisur nga Turqia, Faruk Ozer, jetonte në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

/abcnews.al/