U arrestua në Tiranë se përfitoi rreth 147 mln dollarë nëpërmjet mashtrimit në Kinë, gjykata lehtëson masën për kreun e grupit kriminal kinez

0
66

Lirohet shtetasi kinez, Liangbin Chen që akuzohej për zhvatjen e afro 145 milionë eurove. Liangbin Chen u arrestua në korrik në Tiranë, por Gjykata e Tiranës caktoi sot masën ‘arrest shtëpie’, duke e nxjerrë nga burgu.

Si argument është përdorur faktit se referuar një akti të Mjekësisë Ligjore i dyshuari nuk mund të qëndrojë në qeli pasi i rrezikohet jeta.

Pse akuzohet Chen?

Chen është koka e një grupi që me seli në qytetin Huzhoi në Kinë, ndërsa mashtrimet i ka kryer në të gjithë botën. Përmes platformave online ku jepeshin shtëpi, kompjutera dhe telefona, ai ia ka dalë të kryejë një mashtrim me vlerë 1 miliardë yen kinezë. 32-vjeçari, me profesion programues kompjuterik, u arrestua si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai.

Platforma e ngritur online u mbyll dhe Chen bashkë me bashkëpunëtorët u zhdukën me 1 miliard jen, ose 145 milionë euro. 32-vjeçari mbërriti në Shqipëri nga Dubai dhe dyshohet se do të fshihej në vendin tonë