U gjet i groposur në një fushë në Greqi muaj më parë, trupi i përket shqiptarit nga Elbasani

0
203

Sipas informacioneve të Vradini.gr, trupi që u gjet i varrosur në një fushë shtatorin e kaluar, në Mouriki të Beotisë, i përket një shqiptari.

Siç rezultoi nga laboratorët e policisë, pas një ekzaminimi të ADN-së , bëhet fjalë për një ish-të burgosur 46-vjeçar , i cili ishte arratisur pas një leje 6-ditore që kishte marrë nga burgjet e Patrës, në gusht të vitit 2011.

Sipas dokumenteve të policisë , viktima ishte dënuar me 15 vjet e dy muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë, për import-transport dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thebë .

Në rrobat e tij, policia e Sigurimit të Tebës gjeti një kartë identiteti të autoriteteve shqiptare, duke konstatuar se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës .r.t/abcnews.al