U goditën nga orteku, gjenden të vdekur tre alpinistët holandezë

0
33

Tre alpinistë holandezë , të zhdukur që nga e premtja e kaluar, u gjetën të vdekur të dielën në bazën e një akullnaje në kantonin Valais në jug të Zvicrës , njoftuan sot autoritetet lokale.

Sipas të dhënave të para të hetimit, tre viktimat, dy burra të moshës 32 dhe 40 vjeç dhe një grua 30 vjeç , dyshohet se janë goditur nga një ortek. Ky është vlerësimi i prokurorisë publike të Valais dhe policisë së Bernës.

Trupat e tyre u gjetën të dielën në mëngjes në akullnajën Jezi, në komunitetin Blattern. Operacioni për gjetjen e tyre kishte nisur pasditen e së shtunës, me ndihmën e helikopterëve, pasi që nga e premtja nuk kishin dhënë asnjë shenjë jete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu