U konfliktuan jashtë lokalit, 38 vjeçari shqiptar qëllon me armë ndaj ish-gruas në Itali

0
56

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë pasi qëlloi me armë zjarri drejt ish gruas së tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në një lokal në Romë, ku 38 vjeçari pas një debati me ish gruan jashtë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj saj.

38 vjeçari dhe bashkëpunëtori i saj janë larguar menjëherë me makinë ndërsa gruaja ka lajmëruar policinë. Bashkëpunëtori u arrestua në zonën e Battistinit, ndërsa 38-vjeçari u kap në një shtëpi në Selva Candida. Oficerëve iu desh të hynin nga dritarja dhe e gjetën burrin të fshehur në një dollap.

Më herët, ai ishte dënuar në vitin 2021 për dhunë ndaj ish gruas së tij. /abcnews.al