U ‘poshtëruan’ nga kroatët në champions, Chelsea shkarkon Tomas Tuchel

0
57

Chelsea ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel. Vendimi vjen pasi klubi i Londrës së Veriut humbi 0-1 kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve të martën.

“Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube në kohën e tij këtu”, thuhet në deklaratën e klubit.