Vaji i ullirit ngelet stok në Elbasan, prodhuesit: Shteti asnjë ndihmë, nuk e dimë çfarë të bëjmë

0
162

Në Elbsan qindra litra vaj janë prej një viti nëpër bodrumet e prodhuesve, ndërsa ata thonë se nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga shteti.

Halit Shala nga Belshi ka prodhuar rreth 6 kuintal vaj ulli një vit më parë.

Por, prej një viti ai ka shitur vetëm 30 kilogram.

Halit Shala: Kam prodhuar 6 kuintal vaj, vaji ngeli pa shitur. Kam shitur vetëm 30 litër.

Shkaku kryesor është mungesa e tregut për të shitur prodhimin.

Halit Shala: Nuk kemi gjetur treg. Vetëm marrin në telefon nga Tirana, nga Shkodra, nga Durrësi me miq me shokë.

Shteti thotë Shala, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të ndihmuar ata.

Halit Shala: Asnjë gjë nga shteti deri më tani. Sot për sot nuk kemi asnjë gjë fare.

Të tjerë prodhues ndodhen në të njëjtën situatë të vështirë.

“Shikoje 10 kuintal vaj. Kam prodhuar 14 kujntal. Pika grumbullimi nuk ka. Sivjet është viti më i mbarë.”

Në të 7-ta bashkitë e qarkut të Elbasanit numri i sipërfaqeve të mbjella më ullinj është shumë i madh dhe prodhimi i tij i favorizuar edhe nga kushtet klimaterike është i bollshëm. Stoku i mbetur nga viti në vit po i frikëson fermerët.

ora news