Vdekja e 42-vjeçarit në Greqi, publikohet video, si u rrah nga shqiptarët, po e prisnin jashtë tualetit në lokalin e natës

0
128

Protothema.gr ka publikuar videon, nga ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar.

42-vje çari u rrah për vdekje në një lokal teksa po dilte nga tualeti nga dy shqiptarë, të cilët kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa 2 autorët e tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pamjet nga brenda lokalit shihet se autorët dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej.

Kronika e vrasjes

42 vjecari i quajtur Dhimitri, ndodhej ne lokal me të dashurën e tij, por në një moment është larguar për të shkuar në tualet. Në këtë kohë, një grup të rinjsh me origjinë shqiptare i kanë ngacmuar të dashurën 42-vjecarit.

Sapo ky i fundit është kthyer, është njoftuar nga e dashura për ngjarjen. Viktima është çuar dhe i është drejtuar 4 shtetasve shqiptarë, të cilët sipas dëshmitarëve njihen si problematike. Këtë të fundit kanë sulmuar 42 vjeçarin, duke vazhduar konfliktin jashtë lokalit.

Ata kanë nisur ta godasin duke përdorur edhe një dorezë metalike. Viktima ka marrë plagë të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Goditjet në kokë kanë qenë fatale duke i shkaktuar 42 vjeçarit hemoragji. Në orën 02:05 është njoftuar ambulanca, megjithatë 42 vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

/abcnews.al/