Vdes Vera Lynn këngëtarja legjendare e LIIB

0
214

Një nga këngëtaret më të famshme të Britanisë së Madhe, Vera Lynn, e cila këndoi edhe për trupat britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq sot në moshën 103-vjeçare.

“Jemi të shkatërruar që kemi humbur presidenten tonë, Vera Lynn, e cila ndërroi jetë në paqe, në moshën 103 vjeçe, e rrethuar nga familja e saj”, deklaroi organizata bamirëse “Dame Vera Lynn”.

Lynn ishte më së miri e njohur për himnet e kohës së luftës “We’ll meet again” dhe “The White Cliffs of Dover”.

Ajo argëtoi trupat duke u ngritur humorin përmes transmetimeve në radio dhe koncerteve për ushtarët britanikë të vendosur në Indi, Mianmar dhe Egjipt.

atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu