18.4 C
Elbasan

Vëllezërit nga Sauku arrestohen për parcelën me kanabis në mes të pyllit në Peqin, i gjejnë radio marrëse e armë

Dy vëllezër banues në Sauk të  Tiranës janë arrestuar pasi gjatë kontrollit masiv të territorit në fshatin Garunjë, Peqin u gjet një parcel me kanabis në mes të pyllit. Në pranga ra dhe bashkëpunëtori i tyre nga Rrogozhina ndërsa është proceduar në gjëndje të lirë kryeplaku I fshatit Garunjë e Madhe, Peqin.

Fidanët e dyshuar narkotikë canabis sativa u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 automjet, 3 aparate celuare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të arrestuar

Nj. S., 36 vjeç dhe G. S., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Sauk, Tiranë;

M. S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Hetim në gjëndje të lirë shtetasi H. M., me detyrë kryetar i fshatit Garunjë e Madhe, Peqin.

Vëllezërit nga Sauku arrestohen për parcelën me kanabis

Vëllezërit nga Sauku arrestohen për parcelën me kanabis

Vëllezërit nga Sauku arrestohen për parcelën me kanabis

Vëllezërit nga Sauku arrestohen për parcelën me kanabis

Vëllezërit nga Sauku arrestohen për parcelën me kanabis

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajme të tjera

Beqaj refuzon të paguajë 10 milionë lekë për dosjen dhe “ngujohet” në SPAK, Avokati: Janë 700 fashikuj, u përballem me faturën….

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në SPAK këtë të enjte ku po shqyrton 700 fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij nga Prokuroria e...

Mori në makinë dhe ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, ndalohet 36-vjeçari në Fier

Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia në Fier pasi ka marrë në makinë dhe ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Personi...

“Më ka ndaluar të takoj vajzën”, dëgjon LIVE deklaratat e ish-bashkëshortit, Ledjona pas daljes nga “BBV”: Krisja nisi kur ai filloi të…

Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit të saj. Në studion e “Shqipëria live”, gazetarja...

EMRI/ Vrau partneren rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja është dënuar me 24 vite burg në Bolzano të Italisë, i akuzuar për vrasje të rëndë të shumëfishtë për vrasjen e partneres...

VIDEO/ Babai mb*ti vajzën dhe fjeti me trupin e pajetë, pagoi 2 dollarë të pastrehun për t’i djegur trupin

Një brazilian vrau vajzën e tij pas një debati dhe i pagoi një të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj në...

Morën peng 68-vjeçarin për t’i marrë një shumë parash, arrestohet 47-vjeçarja dhe bashkëpunëtori në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 68-vjeçar është marrë peng, ndërsa i është kërkuar një shumë parash. Në lidhje me ngjarjen...