Vendim befasues, Juventusi i hap ‘derën’ për t’u larguar Angel Di Marías…

0
42

ITALi – Ángel Di María mbërriti te Juventusi në merkaton e fundit të transferimeve.  Futbollisti argjentinas u lirua nga Paris Saint-Germain dhe nënshkroi një kontratë me klubin italian, i cili nuk e nisi mirë sezonin aktual dhe tani shikohet si një nga lojtarët që do të largohet nga bardhezinjtë në fund të kësaj fushate.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Ángel Di María është pjesë e listës së lojtarëve që nuk do të vazhdojnë më te Juventusi, pavarësisht paraqitjeve të tyre këtë sezon. Klubi ka disa probleme financiare dhe ka argjentinasin, si pengesë të madhe për vitin e ardhshëm.

Ángel Di María mbylli një kontratë njëvjeçare me Juventusin për një pagë prej 7.5 milionë euro. Klubi njoftoi një humbje prej 254 milionë euro në sezonin e fundit dhe bilanci negativ e detyron atë të heqë qafe disa lojtarë. Përveç lojtari nga Rosario në Argjentinë, pjesë e kësaj liste janë edhe lojtarë si Adrien Rabiot, Juan Guillermo Cuadrado dhe Alex Sandro.

Te Juventusi drejtuesit nuk e shohin Di Marian si një problem madhor. Kur u ulën për të biseduar mes dy palëve për të mbyllur marrëveshjen, vetë futbollisti argjentinas kërkoi që ajo të nënshkruhet vetëm për një sezon. Sulmuesi anësor duket kishte planifikuar të kthehej në vendlindje për të mbyllur karrierën e tij, në klubin e dashurive të tij: Rosario Central.

Për këtë fakt, Juventus nuk ka frikë të njoftojë, se Di María nuk do të vazhdojë më sezonin e ardhshëm në klub. Në Itali e dinë që Di María zgjodhi klubin për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për Botërorin ‘Katar 2022’. ‘Fideo’ është në fund të karrierës së tij dhe Juventus ishte një sfidë e mirë profesionale për të qenë në një nivel të rëndësishëm me një objektiv të qartë në fund të këtij viti.

Vendim befasues, Juventusi i hap ‘derën’ për t’u