Vepronte si i infiltruar brenda muxhahedinëve dhe planifikonte sulmin terrorist, vijon gjyqi për iranianin e arrestuar dy vite më parë

0
55

Vijon gjyqi për iranianin e arrestuar për terrorizëm Bijan Polandrag ku prokuroria kërkoi që për shkak të sekretit hetimor, seanca të vijonte me dyer të mbyllura. Prokurori Vladimir Mara, tha se për shkak të sekretit hetimor, duke qenë po hetohen edhe persona të tjerë paralelisht dhe faktet që nuk janë bërë publike me emra dhe persona të tjerë që po hetohen.

Prokurori po paraqet pretencën ndaj tij ndërsa iraniani ka dy vite që është ndaluar nga autoritetet shqiptare mbi dyshimet për terrorizëm. Poladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK, kjo e faktuar sipas organit të akuzës nga materiale e foto që i janë gjetur në celular.

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike të paautorizuara etj. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz. Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë planifikonte sulmin terrorist.