Vetëvrasja në Elbasan, Policia: Në momentin që u hodh viktima ishte vetëm në shtëpi

0
109

52-vjeçarja që u hodh dje nga kati i tretë i një pallati më Elbasan ka qenë e vetme në shtëpi.

Policia e Elbasanit njofton se nga marrja e në pyetje e anëtarëve të familjes rezultoi se nuk ka pasur njeri afër kur ndërmori aktin ekstrem.

Sipas tyre në këtë rast nuk ka akuzë “shtyrje drejt vetëvrasjes” ndaj dhe për hetime të mëtejshme materialet i kanë kaluar Prokurorisë. Por motra e viktimës ngre akuza të rënda se Fatbardha Likrama është keqtrajtuar nga e vjehrra dhe bashkëshorti.

Dy  ditë  para vdekjes gruaja 52 vjecare kishte kërkuar urdhërmbrojtje në polici dhe më pas ishte strehuar tek e motra, por edhe këtu familjarët e morën me forcë dhe e kthyen në shtëpi.   Nga ana tjetër familja Likrama pretendon se 52 vjecarja vuante nga depresioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu