VIDEO/ Nusja nuk dinte se cilin mbiemër të mbante, merr vendimin në mënyrën më të çuditshme

0
82

Një histori interesante për një çift të dashuruar tregoi se edhe pavendosmëria gjatë një dasme është normale, por se çdo gjë ka një zgjidhje. Çifti Colin dhe Pearl u takuan ndërsa punonin në bibliotekën e kolegjit. Inxhineri i softerit dhe mësuesja kaluan shumë kohë së bashku dhe dashuria lindi shpejt.

Ata u martuan në mars 2022 dhe të dy theksojnë se nuk e dinin apo planifikonin se cilin mbiemër do të merrte nusja. Sidoqoftë, Pearl nuk i pëlqente që ta ndryshonte mbiemrin për shkak të studentëve që tashmë ishin mësuar me të.

Ndërsa përpiqeshin të vendosnin se cilin mbiemër të zgjidhnin, Pearl tha se ajo dëgjoi një podcast në të cilin dikush bënte shaka se donte të hidhte një monedhë për të zgjedhur mbiemrin në martesë. Edhe pse në fillim bënin vetëm shaka se do ta bënin, hedhja e monedhave u bë vërtet një plan serioz.

 

Të dy ranë dakord që pasi të thoshin “po-në”, të hidhnin një monedhë dhe kështu të vendosnin nëse Perl do ta mbante mbiemrin e burrit të tij ose të saj. /abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu