VIDEO/ Stuhia e rërës ‘mbulon’ Egjiptin, një i vdekur dhe pesë të plagosur

0
46

Një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një stuhie rërë që përfshiu një pjesë të marre të territorit të Egjiptit.

Pamjet nga stuhia e rërës, të publikuara në internet janë bërë virale. Videot nga Kajro dhe nga Kanali i Suezit tregojnë intensitetin e fenomenit që prodhoi imazhe të një bote tjetër.

Në Kajro, stuhia e rërës shkaktoi shembjen e një platformë që ra mbi katër makina në qendër të qytetit.