Vijon operacioni “Fijet e krimit”, çmontohen mbi 50 kamera “spiune” në Tiranë

0
50

Pas aksionit në të gjithë vendin ku janë çmontuar rreth 200 kamera në total, vijon operacioni “Fijet e krimit” në kryeqytet. Burime për Abc News bëjnë me dije se deri në orën 11 nga Komisariati nr. 1 janë çmontuar 12 kamera në zonën “Ali Demi”, Rruga e Elbasanit, Rruga e Kavajës e më gjerë.

Në Komisariatin nr. 2 janë çmontuar 4 kamera, 2 prej të cilave nga vetë subjektet që i kanë vendosur, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Në Komisariatin nr. 3 janë çmontuar 15 kamera deri tani, kryesisht në rrugën “Fortuzi”, “Laprakë”, “Institut” dhe “Don Bosko”.

Në komisariatin nr. 4, sipas burimeve, deri tani janë çmontuar më shumë se 20 kamera të paligjshme në zonat “Xhamliku”, “5 Maji”, “Fresku” dhe “Myslym Keta”. Në Komisariatin nr. 6 janë çmontuar 2 kamera, njëra në Yzberisht dhe tjetra në Fushë Mëzez./abcnews.al