Vijon shpërndarja e kartave të naftës pa taksa, mbi 24 mijë fermerë aplikuan në Korçë, Elbasan e Berat

0
42

Zyrat rajonale të Bujqësisë në qarqet e vendit po vijojnë procesin e shpërndarjes së kartave për naftës pa taksa për fermerët aplikantë të kësaj mase në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2023.

Vullnet Gjolla, drejtor i Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor për qarqet Korçë, Elbasan, Berat bëri të ditur, se procesi po vijon normalisht. “Po punojmë intensivisht me  kontrollin administrativ të dokumentacionit për fermerët aplikantë dhe paralelisht po vijojmë me shpërndarjen e kartave për naftë pa taksa, për punimet e mekanizuara në bujqësi”, u shpreh ai.

Sipas tij, për masën e mbështetjes nafta pa taksa në bujqësi, në të tre këto qarqe kanë aplikuar rreth 24 mijë fermerë.

Autoritetet sigurojnë që të gjitha aplikimet do të shihen me përparësi, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë të fermerëve me naftë pa taksa për punimet në bujqësi.

Interesi për këtë skemë është gjithnjë e më i lartë pasi ka rezultuar një ndër skemat më të suksesshme të mbështetjes të aplikuara nga qeveria shqiptare. Skema e mbështetjes me naftë ndihmon drejtpërdrejt fermerët dhe makineritë e tyre bujqësore, prodhimin vendas, punimin e tokës dhe kultivimin e bimëve në serra, frutorët.

Qëllimi i kësaj mase është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit.

Sipas AZHBR-së, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre.

Skema e mbështetjes për naftë falas, vijon për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë.

Kjo skemë është është pjesë e skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Fondi total i Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi që do të shpërndahet gjatë këtij viti është 3.3 miliardë lekë dhe do të financohen në total 9 masa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu