Vitet me thikë një 65-vjeçar

0
64

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Elbasani flash