Vjedhja e shtëpisë së zyrtares nga pastruesja, Rama: T’u shkohet deri në fund parave të pista

0
67

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vjedhjen e shtëpisë së ish-zyrtares Alda Klosi nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila në bashkëpunim me të birin i vodhi mijëra euro. Në Tëitter, Rama shkruan se reforma në drejtësi bëhet për të pastruar “llumin” duke iu referuar burimit të dyshimtë të parave të ish zyrtares.

“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!”, shkruan kreu i qeverisë.

Më tej, Rama shprehet se forca e ligjit nuk duhet të ndalojë përpara askujt kur faktet provojnë se është shkelur për përfitime të paligjshme.