Vodhi paketat me cigare.Policia e Peqinit e arreston

0
86

Peqin / Punë intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Peqin, operacioni policor i koduar “Shëtitësi”.

Vodhi instalime elektrike dhe paketa me cigare, në 2 biznese të ndryshme, vihet në pranga 35-vjeçari, përsëritës i veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po vidhte instalimet elektrike në një biznes, në fshatin Bishqem, Peqin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitësi”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. B., 35 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari është gjithashtu, autor i vjedhjes së disa paketave me cigare, në një dyqan në pronësi të shtetasit V. S., vjedhje e ndodhur më datë 04.09.2022.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi kabllosh elektrike dhe mjete të tjera që shërbenin për prerjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍