Vrapojnë të marrin dollarë “falas”, por i ndëshkojnë rrjetet sociale

0
135

Skena kaotike u panë të premten në një autostradë në Kaliforni, ku dhjetëra persona vrapuan të përfitonin pasi paratë që ndodheshin brenda një furgoni të blinduar u përhapën në rrugë.

Por shpresat e njerëzve për një dhuratë të mirë në dollarë cash para Ditës së Falënderimeve u shuan nga policia që ndërhyri dhe arriti të arrestonte dy persona.

“Ka shumë dëshmi me pamje filmike të njerëzve që po vjedhin para nga rruga”, tha Rreshteri i Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, Curtis Martin, në një konferencë për mediat. Paratë, të prerjeve të ndryshme, që në total arrinin vlerën e mijëra dollarëve, i përkisnin një banke. Martin tha se të gjithë ata që kanë arritur marrin ndonjë dollar, duhet ta kthejnë.

Paratë përfunduan në rrugë pasi furgoni i blinduar që po i transportonte u aksidentua në afërsi të San Diegos. Në rrjetet sociale u postuan shumë video të njerëzve që merrnin paratë nga toka, por Policia tha se të njëjtat pamje do të përdoren kundër tyre si provë për vjedhjen e parave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu