Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, 30-vjeçari pranon krimin: Po unë e bëra

0
65

Një 30-vjeçar, me banim në Mathi, u ndalua nga karabinierët me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e Fatmir Ara, 43-vjeçarit kontraktor ndërtimi, i cili u gjet i vdekur të shtunën e kaluar në fshatin San Carlo. Canavese.

Pas një marrje të gjatë në pyetje, i dyshuari, siç sqarohet nga vetë karabinierët, ka modifikuar disa herë versionin e tij përpara hetuesve dhe prokurores Elena Parato derisa ka pranuar vrasjen, duke dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.

Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri” , ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij. Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa  vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. /abcnews.al/