Vrasja e Florian Lamçes, Sanxhaktari dënohet në Apel me 15 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar fitoi 5 vite ulje dënimi

0
395

Gjykata e Apelit Durrës, ka dënuar me 15 vjet heqje lirie Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sanxhaktari në 30 korrik 2020 ekzekutoi në Elbasan, me sende të forta shokun e tij, Florian Lamçe alias Shabani.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, treshja e gjyqtarëve të Apelit Durrës, Florian Kalaja, Sokol Pine dhe Anita Mici, vendosën ta dënojnë përfundimisht Sanxhaktarin me 10 vite burgim pa të drejtën e lirimit me kusht.

Ndërkohë në gjykatën e Elbasanit në 16 Mars 2022, Sokol Sanxhaktari, u dënua me 18 vjet heqje lirie. Por si pasojë e gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 15 vjet burg.

E njëjta treshe gjykuese deklaroi fajtor dhe dënoi me 12 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim dhe Adriano Hajdarin, ky i fundit shok i Sanxhaktarit.Por nga gjykimi i shkurtuar Hajdarit ju ul dënimi me 4 vjet, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite heqje lirie.
Ndërsa për të pandehurit Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, rëndojnë akuzat për “moskallëzim krimi dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, gjykata e Apelit vendosi nga 5 vjet burgim.

Në deklarimet e para dhënë në polici menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku Florian Lamçja, u vra duke u goditur me një shishe dhe me mjete të tjera, Sokol Sanxhaktari kishte deklaruar se nuk e mban mend momentin e vrasjes pasi ishte nen efektin e alkoolit.

Sipas të dhënave të policisë viktima ishte konfliktuar me Adriano Hajdarin, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktarin, 34 vjeç, ku ata u qëlluan me shishe dhe mjete të forta, dhe plagët i morën jetën 40 vjeçarit.

Para sherrit dhe kryerjes së krimit tre personat ishin së bashku në ambjentet e lokal “Piazza”në Elbasan, ku kanë pirë birra dhe kokainë.

Ora

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu