Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Berisha thirrje Krajës: Hiq Alfred Shehun, bashkëpunëtor i bandës së Elbasanit

0
111

Në konferencën për median kreu i PD-së Sali Berisha iu rikthye edhe njëherë vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve vendore të 25 prillit.

Berisha thotë se Gazmend Bardhi si Taulant Balla janë përgjegjës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Sali Berisha: “Tradhëtia, Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu sepse donin ta mbyllnin çështjen Paplekaj Xhuvani. Aty mund të kishim pasur 4 të vdekur ne. Mënyra kriminale të cilën e trajtoi Ardi Veliu, mënyra e turpshme prej dezertorësh dy nëndrejtorëve të policisë. Lanë të zhvillohej një dramë e tillë kur ishin 10 policë. Mashtrimi që bëri policia bashkë me Alfred Shehun se nuk kishte materiale dhe e morën peng Grecën, është një nga ngjarjet më të shëmtuara që tregon moralin e vërtetë të Edi Ramës dhe grupit të tij.”

Dakord të gënjen policia por nuk të gënjen SHISH. Kryeministri ishte I detyruar të qëndronte ndaj këtij zhvillimi dramatic por Rama donte votat e gjakut. Nuk kishte rëndësi nëse u vra një njeri dhe u plagosën 4 rëndësi kishte të mblidheshin votat, qoftë dhe me gjak.

Gaz Bardhi! E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë Gaz Bardhi? Është në burg Paplekaj. Paplekaj kishte shkuar atje për Gaz Bardhin dhe jo për të atin e vet.  Gaz Bardhi duhej të kërkonte hetim të plotë. Nëse Paplekaj do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun kjo do të ishte vetëmbrojtje por nëse në drejtim të tij do të qëllohej nga dy gryka zjarri ai nuk kishte zgjidhje tjetër vetëm vetëmmbrojtjen ndërsa Gaz Bardhi u zhduk. E braktisën Arbër Paplekaj se donin të mbyllnin krimin shtetëror në kuptimin e mos veprimit e mos kryerjes së detyrës nga policia për parandalimin e saj dhe fshehjes së krimit nga Ardi Veliu, prokurori Alfred Shehu dhe Edi Rama.

Berisha ka dhe një mesazh për kreun e SPAK

Sali Berisha: “I them SPAK e kreut të SPAK se Alfred Shehu është kriminel, bashkëpunëtor i shpifur I bandës së Elbasanit dhe nuk mund të ketë kurrë vend në prokurorinë speciale vetëm si damkë që SKAP partie e jo SPAK ligji”

Berisha tha dhe se Edi Rama eshte peng i Ardi Veliut.

“Policia gënjeu se Grecën e kanë rrëmbyer. Nëse policia do i merrte të gjithë nuk do të kishte të vrarë dhe as të plagosur. Policia ose bashkëpunoi direkt me krimin ose qëndroi indiferente por ata ishin aty. Edi Rama është peng i Ardi Veliut, se Ardi Veliu di shumë gjëra për të”