Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Taulant Balla dhe Gaz Bardhi marrëveshje për të heshtur..

0
53

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar vrasjen e 21 prillit të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku Arbër Paplekaj qëlloi me armë mjekun Pjerin Xhuvani.

Noka tha se provat janë manipuluar për këtë ngjarje, dhe se Paplekaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Ndërkohë ai tha se ka një marrëveshje mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit, që të heshtin të dy.

Sipas tij bardhi duhet t’i kishte shkuar deri në fund kësaj ngjarjeje, pasi një person rrezikon të kalbet në burëg për shkak të manipulimit.

Arbër Paplkekaj është një nga oficerët më dinjitozë. Kësaj çështjeje duhet t’i shkonte deri në fund Gaz Bardhi, për të zbardhur deri në fund ngjarjen dhe të vërtetën, sepse u manipuluan provat, u zhdukën pamjet filmike dhe nuk pati gëk mëk as nga Basha as nga bardhi. Unë e kam thënë publikisht se u bë një marrëveshje Balla-Bardhi. Njërin e varrosën tjetrin në burg, dhe në të dy rrimë të qetë, kjo ishte marrëveshja. Duhet të qartësohet një vetëmbrojtje. Nuk mund t’i lëmë kaq kollaj se tjetri rrezikon të kalbet në burg se u la në mëshirë të bandës së Ardi Veliut”, tha Noka në “Log.”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu