Vrasja e Pjetër Kolës, ndalohet një grua nga Berati! Dyshohet se ka informacion për magazinën ku u ekzekutua 44 vjeçari

0
85

Një tjetër shtetase është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Pjetër Kolës, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në zonën e Pukës.

Sipas News24, gruaja nga Berati është ndaluar pasi dyshohet se ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Ekzekutimi i 44-vjeçaritu dyshohet se ndodhi brenda një magazine në fshatin Korthpulë. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës.

Mësohet se në magazinë punonin gra nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë dhe ndër punonjësit e angazhuar aty ishin edhe shtetas të huaj.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë arrestuar dy banorë të zonës. Ndërsa autori i dyshuar, Martin Pergjini është ende në arrati.

Pjetër Kola nga fshati Ungrej i Lezhës fillimisht u dërgua nga dy persona ende të paidentifikuar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës dhe më pas e braktisën aty.

Më pas nga aty u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar dhe policia njoftoi se 44-vjeçari ndërroi jetë në spital.