Vrau Arjan Gosën në Kavajë, dorëzohet Habib Rexha

0
64

KAVAJË- Dy ditë pasi vrau Arjan Gosën në Kavajë, autori i dyshuar, Habib Rexha është vetëdorëzuar në Policinë e Kavajës. Ai ekzekutoi Gosën në sy të babait të tij, dhe më pas u arratis nga vendi i krimit.

Sakaq, Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë. Altin Rexha u përfshi në një konflikt me Edmond Gosën në muajin mars, vëllain e Arjan Gosës, dhe pas debatit me fjalë ata vranë njëri-tjetrin.

Edmond Gosa e qëlloi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë zjarri. Asnjëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte. Sherri mes tyre nisi për motive banale, ndërsa kjo ngjarje la pas tre të vdekur në vetëm dy muaj.

Menjëherë pas krimit, Policia ofroi një shpërblim prej 10 mijë eurosh për kapjen e tij, por pas negociatave me familjarët Habib Rexha është vetëdorëzuar/n.m.abcnews.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu