Vrau kolegun e tij, dëshmon polici: Më ofendoi, jemi përplasur disa herë, ai konsumonte alkool

0
105

Polici Ludjan Zaimi 25 vjeç qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, kolegun Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërkohë, në dëshminë e tij para hetuesve Ziami është shprehu se Çaushi e ka ofenduar gjatë momentit të instruktazhin.

Ai shton se me Saliasin ëhstë konfliktuar edhe më herët kur kanë qenë në krye të detyrë dhe ka theksuar se ai konsumonte alkool.

“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes.”

E gjithë ngjarja është zhvilluar në hollin e komisariatit 3 në Tiranë, sapo efektivët kanë zbritur shkallët për të marrë mjetin e shërbimit.

Gjithçka ka ndodhur në pak minuta, ku kolegët kanë nxituar të transportonin në spital kolegun e plagosur rëndë.

25-vjeçari është ndaluar menjëherë ndërsa në dëshminë e parë ka dhënë si argument bullizimin ku mësohet të jetë shprehur se zgjaste prej disa muajsh.

Agjencia e mbikëqyrjes policore ka nisur të marrë në pyetje shefat e komisariatit dhe efektivët që ishin në mbledhjen e orëve të vona për shpërndarjen e detyrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu