Vrau për një birrë Rako Qorrin, Apeli rrëzon vendimin me burgim te përjetshëm. Dënon me 33 vite Sofokli Shanin

0
58

Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm të vendosur nga Gjykata e Lushnjës për Sofokli Shanin i akuzuar për vrasjen e Rako Qorrit dhe plagosjen e djalit të tij Kejdi Qorrit, mesnatën e 4 qershorit të 2021 në fshatin Fier i Ri.

Në vendimin e Gjykatës, autori akuzohet për kryerjen e veprave penale të: “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sofokli Shani dënohet me 33 vite burg.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ka lindur në moment dhe nuk ka pasur debate në kohë të mëparshme. Autori i ngjarjes Sofokli Shani, mesnatën e 4 qershorit të 2021 ka shkuar në një lokal në fshatin Fier i Ri. dhe ka kërkuar të pijë një birrë, por pronari i lokalit, viktima Qorri, i ka thënë se do të duhej të mbyllnin lokalin për shkak të orës policore, pasi në atë kohë vendi ishte i mbyllur për shkak të pandemisë së Covid19.

Por, autori Shani ka insistuar ç’ka më pas shkaktoi një konflikt fizik mes tyre. Shani ka marrë një karrige dhe ka qëlluar pronarin e lokalit, por në atë moment ka ndërhyrë djali i këtij të fundit. 57-vjeçari merr motorin e tij dhe largohet për në shtëpi, por disa minuta më pas rikthehet me një kallashnikov. Ai hyn nga hyrja e pasme e lokalit dhe qëllon Rako Qorrin duke e lënë të vdekur, ndërsa djali i tij i cili ishte pranë të atit mori plumba në këmbë.Armën e krimit Shani deklaroj se e kishte ruajtur që nga trazirat e vitit 1997.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu