Vritet 33-vjeçari shqiptari në Itali, u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarët, pranga autorit (EMRAT)

0
90

Alfonso Kola, 33-vjeçari shqiptar që u godit me thikë mbrëmë jashtë një lokali në Calcinato, ka ndërruar jetë gjatë natës. Burri kishte mbërritur në spital në kushte të dëshpëruara dhe nuk mbijetoi, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

Një person është arrestuar për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës , që dyshohet se ishte sulmuesi i 33-vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane e gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri para një lokali të zonës për motive ende të panjohura.

I riu shqiptar u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarë që njoftuan autoritetet. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu