Vuani nga kisti i mukozës? Ja përse ju shfaqen shpesh në buzë

0
59

Sa herë ju ka ndodhur që nga monotonia kafshoni buzën, apo thjesht kafshoni veten derisa hani
Në shumicën e rasteve kafshimin shumica e konsiderojnë të padëmshëm, mirëpo pas një kohe mund të shfaqen pasojat.

Shumica e popullatës së paku një herë në jetë është përballur me problemet orale, aq më parë kur është fjala për afta, fistula dhe trauma të vogla.

Në fakt nga një mikrotraumë e tillë mund të formohen cista që quhet edhe cist mukoz.
Një kist mukoz është i padëmshëm dhe është një ënjtje e mbushur me lëngje që i ngjan një flluske në gojë. Zakonisht ndodh në pjesën e brendshme të buzës. Simptoma e parë është shfaqja e një gunge në formën e një afte të kuqe, e cila zbardhet gjatë maturimit të saj dhe nëse nuk largohet vetë, formohet ky kist.

Kistet zakonisht zhvillohen kur gjëndrat e pështymës bllokohen me shumë mukus, por mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Ky problem prek popullatën nga 10 deri në 25 vjeç, por mund të shfaqet tek personat e të gjitha moshave dhe të dy gjinive.

Më së shpeshti shkaktohen nga kafshimi i buzëve, kafshimi i pjesës së brendshme të faqes, komplikimet me piercing, lëndimet e gjëndrave të pështymës, kur dhëmbët ngjitur shkaktojnë dëmtim të mukozës, infeksionet orale ose reaksionet ndaj infeksioneve, higjiena e keqe orale.

Kistet e patrajtuara mund të çojnë në abscese – inflamacion të dhimbshëm, të mbushur me qelb ose dobësim të kockës së nofullës. Në këtë rast, dentisti duhet të njoftohet menjëherë.