Zbërthehet Nuredin Dumani, “RENEA “rrethon” Elbasanit, u pritet bileta për në burg dhjetëra personave pjesë e grupeve kriminale

0
920

Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit gjatë orëve gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Burime për ABC bëjnë të ditur se operacioni është zhvilluar rreth orës 05:30. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, mësohet se janë rreth 10 persona të cilët priten të arrestohen në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit, ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se janë prerë më shumë se 30 urdhër ndalimi nga ana e SPAK. Dosja voluminoze iu dërgua SPAK nga Prokuroria e Elbasanit e cila shpalli mos kopetencë, për hetime të mëtejshme.

Të njëjtat burime raportojnë për ABC se personat pjesë e të arrestuarve, janë anëtarë të bandave që operojnë në qytetin e Elbasanit. Pritet të ndalohen edhe disa oficerë të policisë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.

Vijon…/abcnews.al/