Zinedine Zidane nga stoli i Man. United e ndan vetëm….bashkëshortja!

0
124

E ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer vazhdon të mbetet e paqartë teksa stoli i tij vijon të lëkundet pasi Manchester United ka kohë që kërkon një zëvendësues.

Një kërkim që ende nuk ka dhënë fryte dhe kjo është arsyeja pse tekniku norvegjez është ende në krye të klubit anglez.

Sipas Daily Record, drejtuesit e “Djajve të Kuq” po bëjnë gjithçka për të bindur Zinedine Zidane të heqë dorë nga viti i tij i pushimit dhe ëndrra për të drejtuar një kombëtaren franceze pas Kupës së Botës.

Ditët e fundit mësohet se ka pasur bisedime shumë pozitive, sigurisht më shumë se në të kaluarën, kur ish-menaxheri i Real Madridit u kontaktua dhe refuzoi menjëherë ofertën e Man. United.

E vetmja pengesë sot për sot siç shkruhet është bashkëshortja e Zizou, e cila me sa duket nuk dëshiron të transferohet në Mançester pasi dëshiron të mbetet në Francë.

Zidane, megjithatë ka filluar të tërhiqet nga projekti, aq më tepër duke pasur parasysh praninë në skuadër të dy të njohurve të vjetër si Varane dhe Cristiano Ronaldo, të cilët edhe këta të fundit dëshirojnë që francezi të ulet në stol./Ora News/.